Meta nderon me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ekipin ushtarak izraelit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nderoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ekipin e Njësisë së Shpëtimit Kombëtar të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, të cilët erdhën në Shqipëri në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

“Në mirënjohje dhe vlerësim për punën e shkëlqyer në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, pata nderin të vlerësoja me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ekipin e mrekullueshëm të Njësisë së Shpëtimit Kombëtar të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Me ndihmën e vyer, mësimet e vlefshme, humanizmin dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm, ata i konsoliduan edhe më tej marrëdhëniet miqësore dhe historike mes dy popujve dhe vendeve tona. ?????”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë takimit të ngrohtë, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, dhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.