Udhëheqësit më të lartë fetarë bashkërisht kanë shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit në Poloni.
Në mesin e figurave më të larta fetare ishte edhe Myftiu i Madh i Kosovës, Rexhep Boja, i cili ishte edhe ambasador në Emeritet e Bashkuara Arabe, shkruan Insajderi
Ceremonia përkujtimore në Jerusalem, mbahet në kohën kur sulmet kundër hebrenjëve kanë shënuar rritje në Evropë dhe në mbarë botën.
Më shumë se një milion njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau gjatë okupimit të Polonisë nga Gjermania naziste.
Gjashtë milionë hebrenjë u vranë gjatë Holokaustit.