Avital Leibovich: Pse e veçoj Shqipërinë në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit
Avital Leibovich, Drejtore e American Jewish Committee Jerusalem, ish-zëdhënëse e Ushtrisë Izraelite (IDF), në një mesazh të sajin në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e vlerësoi jashtë mase kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

“Pas disa ditësh, bota do të përkujtojë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Unë do të doja të veçoja Shqipërinë, e cila shpëtoi jetën e hebrenjve shqiptarë gjatë luftës. Populli shqiptar (i cili është kryesisht musliman), nuk pranoi t’u jepte nazistëve listën e emrave hebrenj dhe i fshehu hebrenjtë në shtëpitë e tyre. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë veprim të guximshëm dhe njerëzor”, shkruan Leibovich në statusin e saj.
Leibovich, e cila e ka vizituar disa herë Shqipërinë, pati edhe një takim me presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Izrael ku mori pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit në Jeruzalem ku morën pjesë lider botërorë nga 49 vende të ndryshme.
Edhe Presidenti Meta e vlerësoi kontributin e saj me një mesazh të tijin.
Kënaqësi të ritakoja në Jeruzalem, @AvitalLeibovich, Drejtore e Komitetit Amerikano-Hebraik për Izraelin dhe ta falenderoja për bashkëpunimin e shkëlqyer me @AJCGlobal. ?????? pic.twitter.com/GflGwPujra
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) January 25, 2020