Dita e Holokaustit, Pastor Gentjan Dervishaj: Së bashku kundër antisemitizmit
Nga Pastor Gentjan Dervishaj – Drejtor Kombëtar i Ambasadës Ndërkombëtare të Krishterë të Jerusalemit – Shqipëri
Nga Pastor Gentjan Dervishaj
Drejtor Kombëtar i Ambasadës Ndërkombëtare të Krishterë të Jerusalemit – Shqipëri
#WEREMEMBER – #NEKUJTOJME
Së bashku Kundër së Keqes -Kundër Antisemitizmit!
Të nderuar miq,
Sot është dita ndërkombëtare e Holokaustit,
e Kujtesës – Shoah – 27 Janar 2020.
E Gjithë Bota Kujton me nderim jetën e atyre milionave njerëzve që u shfarosën në emër të një doktrine, të një mësimi çnjerëzor, të një besimi dhe idelogjie djallëzore.
Kujtimi i atyre kohëve na motivon që të gjejmë rrugën e duhur sot, për të qenë pranë njeri-tjetrit, si kombe dhe si shtete dhe të mos harrojmë të mirën që i kemi bërë njeri-tjetrit.
?? ??
Sot, ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër antisemitizmit.
Antisemtizmi i sotëm është kundër popullit hebre dhe Shtetit të Izraelit dhe ekzistencës së tij, dhe kthimit të tyre në trojet e veta.
Antisemitizmi i sotëm merr forma dhe levizje ligjore për bojkotin e produkteve dhe sherbimeve – Made in Israel – të prodhuara në Izrael, në fabrikat e të cilave punojnë dhe sigurojnë jetesën e tyre palestinezët e Judesë dhe të Samarisë.
Antisemitizmi i sotëm zhvendos dhe ndryshon emrat dhe toponimet e vendbanimeve të lashta hebraike, që të mos njihen si vende me histori judaike dhe nuk lejon lutjet dhe adhurimin në vendet kryesore të adhurimit të tyre.
Antisemitizmi i sotëm qëllon judenjtë në mes të rrugëve të qyteteve të botës perëndimore, godet dhe vret,e shkatërron jetët e judenjve
në vendet e kultit, në sinagogat e tyre.
Antisemitizmi është kundër gjithë kombeve që e duan paqen në lindjen e mesme dhe në botë.
Antisemitizmi është një mallkim për kombet që e perkrahin apo mbështesin.
Antisemitizmi glorifikon terroristat nëpër Librat SHKOLLOR dhe u vendosin emrat e tyre shkollave dhe Institucioneve.
Ata janë ata që vrasin civilët dhe njerëzit e pafajshëm në shtëpit e tyre dhe nxisin urrejtjen duke financuar dhe sponsorizuar familjet e tyre sepse vranë dhe shkatërruan jetët e hebrenjeve.
Shtetet dhe popujt që e përqafojnë antisemizmin sakrifikojnë mbi altarin e urretjes fëmijët e tyre, duke shkatërruar fëmijërinë e tyre, duke i cuar nëpër kampe verore militare, duke i helmuar me ideologjine e urretjes dhe të antisemitizmit.
Antisemitizmi është verbëri dhe marrëzi shpirterore.
Antisemitizmi është kundër së drejtës për të besuar në fjalën e Zotit.
Antisemitizmi është ANTI BIBLIK .
Antisemitzmi është nje ideologji kundër vet Zotit, krijuesit te jetës .
Antisemitizmi është kundër Hatikves – shpresës së identitetit kombëtar të Izraelit.
Kthimin në tokën e të parëve të tyre,
kthimin e tyre në Jerusalem,
në Tokën e Shenjtë.
Antisemitizmi i sotëm është ANTI IZRAEL .
Antisemitizmi është kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit!
Antisemitizmi nuk është njerëzor por djallëzor.
Antisemitizmi është një demon urrejtjeje,
që ka helmuar shpirtrat e disa njerëzve, shteteve dhe disa popuj në botë.
Ata mund të çlirohen vetëm me bashkimin tonë në koalicionin e së mirës, duke bekuar dhe duke u lutur për Paqen e Jeruzalemit, dhe për çdo komb e popull.
Prandaj, le të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe, e cila ka tendencën të përsëritet kur ne harrojmë atë që ka perjetuar bota jonë
jo më shumë se 75 vite me parë.
Ne anëtarët e këtij koalicioni të së mirës,
të dëshmojmë për angazhimin tonë të palëkundur ndaj Shtetit të Izraelit dhe popullit
hebre përballë demonizimit, kërcënimeve armiqësore, dhe akteve të dukshme të dhunës të kryera nga armiqtë e tij.
Le të angazhohemi për të bërë çdo gjë në fuqinë tonë për të hedhur dritë mbi këto krime dhe për të përhapur të vërtetën në lidhje
me Izraelin në Shqipëri dhe më gjerë.
Prandaj, le të lutemi për mirëqenien dhe paqen midis Izraelit dhe popujve Arabë të lindjes së mesme.
ZOTI JEZUS KRISHT MËSOI NË MALIN e LUMTURIVE
Mateu 5:9 (ALBB) Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
https://alkitab.app/v/d18d15ea5ebf