Historia e familjes hebraike, e vetmja që shpëtoi gjallë ishte gjyshja, pas strehimit në Shqipëri

Në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte i ftuar Amos Dojaka, i cili është pasardhës i një familjeje hebraike. Ai ka rrëfyer se gjyshja e tij ishte nga Çekosllovakia dhe dy muaj para Luftës së Dytë Botërore, ajo u vendos në Shqipëri me burrin e saj. Gjithë familja e saj u zhduk në kampin famëkeq të Auschwitz dhe vetëm gjyshja e tij arriti të mbijetonte sepse u strehua në Shqipëri.


27 Janari shënohet në kalendar si Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, një nga masakrat më të mëdha në historinë e njerëzimit.

Kjo datë e përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në nderim të viktimave të Holokaustit, përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes, Auschwitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Sot në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte i ftuar Amos Dojaka, i cili është pasardhës i një familjeje hebraike.

Në studio, ai ka rrëfyer se gjyshja e tij ishte nga Çekosllovakia dhe dy muaj para Luftës së Dytë Botërore, ajo u vendos në Shqipëri me burrin e saj. Gjithë familja e saj u zhduk në kampin famëkeq të Auschwitz dhe vetëm gjyshja e tij arriti të mbijetonte sepse u strehua në Shqipëri.

Mirela Milori: Amos ke një emër tipik izraelit, hebre?

Amos Dojaka: Po është e vërtetë! Është një emër tipik izraelit, që gjyshja ime që ndjesë pastë, se nuk jeton më, ma ka vënë këtë emër që atëherë.

Mirela Milori: Më trego pak për gjyshen tënde?

Amos Dojaka: Gjyshja ime është hebreje, vjen nga Çekosllovakia. Ka lindur dhe është rritur në Çekosllovaki. Nga Çekia ka ardhur në Shqipëri dy muaj para Luftës së Dytë Botërore. Në Çeki ajo njohu një shqiptar. U njohën së bashku dhe erdhën në Shqipëri për të banuar.

Mirela Milori: Pra ishte gjyshi juaj?

Amos Dojaka: Po gjyshi im nga ana e mamasë!

Mirela Milori: Pra vijnë në Shqipëri dy muaj para Luftës së Dytë Botërore? Vendosen në Tiranë?

Amos Dojaka: Po, vendosen në Tiranë dhe vazhdojnë një jetë të tillë derisa vijnë dhe gjermanët në Shqipëri, në ’43. Në këtë periudhë u bë pak e rrezikshme qëndrimi i gjyshes në Tiranë, pavarësisht se njerëzit rreth nesh ishin shqiptarë. Por për të qenë akoma dhe më të sigurt, gjyshja lëvizi në Milot dhe pastaj nga Miloti në Dibrën e Madhe. Aty qëndroi deri për një farë kohe, sa ra qetësi. Kjo ishte mundësia që ajo t’i shpëtonte kësaj ndjekje të nazistëve të asaj kohe.

Mirela Milori: Sa motra dhe sa vëllezër kishte gjyshja juaj?

Amos Dojaka: Kishte dy motra dhe një vëlla tjetër. Gjyshja pati fatin që shpëtoi sepse e gjithë familja u zhduk në kampin famëkeq të Auschwitz-it.

Mirela Milori: Pra e gjithë familja dhe shpëtoi vetëm gjyshja juaj?

Amos Dojaka: Po pati fatin se erdhi në Shqipëri se ndryshe dhe ajo do kishte të njëjtin fat të keq që patën prindërit, motrat, vëllezëri, nipërit, mbesat. Janë zhdukur gati 15 vetë.

Mirela Milori: Dua të di momentin kur ajo e humbi kontaktin si e tregon? Se normalisht do kenë patur me letra deri në njëfarë kohe, po më pas kur erdhi nazizmi si komunikonte me familjen e saj?

Amos Dojaka: Herë pas here gjyshja merrte letra nga e ëma, i ati, nga vëllezërit, por pastaj u shkëput dhe diku nga fillimi i ’45 merr një letër nga komshiu i saj, ku i thotë se e gjithë familja është zhdukur në atë kamp.

Mirela Milori: Si ka qenë përjetimi i saj për këtë gjë?

Amos Dojaka: Ishte shumë përjetim i dhimbshëm, plus që në ’45 vendi u çlirua këtu dhe gjyshin e arrestuan direkte. Ka qenë një nga arrestimet e para, nëpër kampe, nëpër internime. Tani kjo grua duhet të përballonte humbjen komplet të familjes së saj dhe do kujdesej dhe për 3 fëmijët që kishte. Ishte një dramë e vërtetë, për një grua të sapoardhur në Shqipëri që dhe shqipen nuk e perfeksiononte dhe aq mirë.

Më tej, Amosi tregon se një ndihmë e madhe për gjyshen ka qenë familja tiranse e Ramazan Cacllit.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit