Forumi në UET/ Hebrenjtë në republikën e vlerave shqiptare

Departameneti i Shkencave Sociale të Aplikuara në UET në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë zhvilluan forumin me temë, “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”, i cili përkon edhe me ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Dita Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Holokaustit solli në UET forumin me studiues dhe pedagogë mbi momentin më të veçantë të popullit shqiptarë gjatë Luftës së dytë Botërore për mbrojten e hebrenjve që jetonin në Shqipëri gjatë asaj kohe.

Departameneti i Shkencave Sociale të Aplikuara në UET në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë zhvilluan forumin me temë, “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”, i cili përkon edhe me ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë forum referuan studiues dhe pedagogë, si Lekë Sokoli nga Instituti Shqiptar i Sociologjisë dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, Zv Rektori për Procesin Akademik dhe ish ambasador për disa vite në shtetin e Izraelit Prof. Dr. Tonin Gjuraj, studiuesja dhe gazetarja e njohur Monika Stafa, e cila së fundmi ka botuar librin “Hebrenjtë në Shqipëri” me parathënie nga shkrimtari Ismail Kadare, Melsen Kafilaj nga Universiteti i Tiranës,  përgjegjësi i departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara Prof. Asoc. Dr. Roland Lami, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof. Dr. Petrit Zorba,  si dhe Drejtori  Kombëtar i Ambasadës Ndërkombëtare të Krishterë të Jerusalemit në Shqipëri, Pastor Gentjan Dervishaj.

Përgjegjësi i departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara Prof. Asoc. Dr. Roland Lami.

 

Gjatë fjalës hapëse në këtë forum përgjegjësi i departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara në UET Prof.Asoc. Dr. Roland Lami theksoi se mbrojta e popullit hebraik që Shqipëria i bëri gjatë Luftës së dytë Botërore ishte një moment i veçantë i kombit shqiptar, moment ky shton profesor Lami që e bën të paharrueshëm për vetë popullin hebraik.

Gazetarja dhe studiuesja Monika Stafa

 

Gazetarja dhe studiuesja Monika Stafa e cila një vit më parë ka sjellë për publikun e gjerë një libër që i kushtohet pikërisht këtij momenti, ku shqiptarët mbrojnë në Shqipëri popullin hebraik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gazetarja Monika Stafa, duke iu referuar librit të saj “Hebrenjtë në Shqipëri” thekson se mbrotja që i kanë bërë shqiptarët hebrenjëve por edhe qeveritë koliboracioniste në atë kohë ka qenë e çmuar. “Ajo që dua të nënvizoj është që nëse përpara luftës së dytë botërore numri i hebrenjve të ardhur në shkuj ishte më shumë se 300, pas luftës së dytë botërore ky numër shumëfishohet dhe shkon në 3000 çka do të thotë që ky vend i vogël gjatë kohës së nazizmit priti mijëra hebrenj deri në shpëtimin e tyre. Më pas në 46 një pjesë e tyre u larguan drejt një toke të premtuar që ishte shteti i Izraelit, por fillimisht shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesisht dhe në Kanada”, shtoi Monika Stafa.

Duke shtuar studiuesja Monika Stafa theksoi se, qytetarë nga e gjithë Europa me shtetësi të ndryshme, por që i përkisnin kombësisë hebraike gjetën shpëtim e mbrojtje në Shqipëri, duke e parë atë si një rast “sui generis” në mes gjithë atij kontinenti që kërcënohej prej terrorit nazist. Vlerësimi i sfidave me të cilat Shqipëria u përball në një prej periudhave më të vështira që hebrenjtë e huaj dhe ata vendas po kalonin në Europë (1933- 1944), përbëjnë bazën analitike dhe kërkimore të këtij studimi. Fokusimi në marrëdhëniet e tyre me autoritetet vendore lokale dhe popullin shqiptar zë peshën më të madhe në studim, për vetë rolin që këto të fundit luajtën në shpëtimin e tyre ndaj rrezikut shfarosës nazist

Zv. Rektori për Procesin Akademik në Universitetin Europian të Tiranës Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili ka qenë edhe ambasador për disa vite në Izrael.

 

Zv. Rektori për Procesin Akademik në Universitetin Europian të Tiranës Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i cili ka qenë edhe ambasador për disa vite në Izrael duke përmendur kontributin e Shqipërisë që ka dhënë gajtë Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e hebrenjëve që jetoni në atë kohë në Shqipëri,  vlersoi gjthashtu edhe punimin shkencor që studiuesja dhe gazetarja e njohur Monika Stafa ka sjellë para pak kohësh me anë të librit të saj “Hebrenjtë në Shiqpëri”. “Ky studim vjen larg miteve të ngritura deri tani, për arsyet e shpëtimit dhe mbrojtjes së hebrenjve, prej rrezikut shfarosës gjatë udhëve të historisë me theks të veçantë, gjatë Luftës së Dytë Botërore” shtoi Zv. Rektori i UET Gjuraj.

Studiuesi Melsen Kafilaj

Gjithashtu gjatë fjalës Zv. Rektori i UET Gjuraj shtoi se dita e përkujtimit të viktimave të  Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka të bëj thjesht si dita Ndërkombëtare për kujtesën e viktimave të Holokaustit, por ajo është një ditë kujtese për gjithë njerëzimin./Gazeta Liberale

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof. Dr. Petrit Zorba 

 

Drejtori  Kombëtar i Ambasadës Ndërkombëtare të Krishterë të Jerusalemit në Shqipëri, Pastor Gentjan Dervishaj

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit