Kryesia Shqiptare e OSBE-së, konferencë ndërkombëtare në Tiranë kundër antisemitizmit
Kryesia Shqiptare e OSBE-së do të organizojë në Tiranë (4-5 shkurt 2020) konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit brenda shteteve anëtare të OSBE-së. Merr pjesë edhe Rabini Andrew Baker, drejtor Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan (American Jewish Committee -AJC).
Kryesia Shqiptare e OSBE-së 2020 do të organizojë në Tiranë (4-5 shkurt 2020) konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit brenda shteteve anëtare të OSBE-së.
Do të marrin pjesë gjithashtu, drejtori i ODIHR, Ingibjorg Solrun Gisladottir, si dhe Rabini Andrew Baker, drejtor Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan (American Jewish Committee -AJC).
Shqipëria është kryesuesja e radhës e OSBE-së.
Me 57 Shtete pjesëmarrëse në Amerikë të Veriut, Evropë dhe Azi, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë.
OSBE-ja punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe punës praktike që sjell ndryshim jetëgjatë.