Dr. Dorian Koçi: Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri si model i veçantë në botë
Ekspozita me foto “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” është organizuar ë kuadër të Konferencë Ndërkombëtare të OSBE-së mbi luftën kundër Antisemitizmit.
Në mjediset e COD në Kryeministri do të qëndrojë hapur ekspozita me dokumente origjinale, mbi shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti, nga data 4 deri më 17 shkurt 2020.
Ekspozita me foto “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” është organizuar ë kuadër të Konferencë Ndërkombëtare të OSBE-së mbi luftën kundër Antisemitizmit.
“Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri si model i veçantë në botë”, shkruan drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 4 shkurt deri më 17 shkurt 2020. Mund ta vizitoni nga e hëna në të shtunë: Orari: 17:30- 20:30
Postimi i Dr.Dorian Koçit
Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri si model i veçantë në botë.
Nga sot e për dy javë, në mjediset e COD në Kryeministri do të qëndroje hapur ekspozita me dokumente origjinale, mbi shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave , Muzeu Historik Kombëtar. 9 hebrenj të inkuadruar në forcat e rezistencës shqiptare gëzojnë titullin dëshmor i atdheut.