Rama: I treguam botës vlerat tona me shpëtimin e hebrenjve, kurrë më antisemitizmit!
Kryeministri Edi Rama video-mesazh Mirëseardhje Konferencës Ndërkombëtare të organizuar në Tiranë nga kryesia shqiptare e OSBE-së mbi luftën kundër Antisemitizmit
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video-mesazhit të tij drejtuar të pranishmëve në hollin e Kryeministrisë, atë të Mirëseardhjes në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në Tiranë (4-5 shkurt) nga kryesia shqiptare e OSBE-së mbi luftën kundër Antisemitizmit, tha se, Shqipëria ka shumë për t’i treguar vendeve të OSBE-së në lidhje me vlerat e me njerëzit që shpëtuan hebrenjtë, duke e bërë vendin tonë të vogël një shembull të madh; i vetmi vend në Europë me më shumë hebrej pas Luftës së Dytë se sa përpara saj.
Rama i ka bërë thirrje të gjithëve që ti thonë “kurrë më” antisemitizmat dhe të ngrihen kundër tij në çdo ambient, si në shkollë.
Sipas kryeministri dalja kundër antisemitizmit mund të arrihet vetëm kur njerëzit të tregojnë solidaritet dhe kur zyrtarët të promovojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Kryeministria – Mirëseardhja në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në Tiranë nga kryesia shqiptare e OSBE-së mbi luftën kundër Antisemitizmit. Shqipëria ka shumë për t’i treguar vendeve të OSBE-së në lidhje me vlerat e me njerëzit që shpëtuan hebrenjtë, duke e bërë vendin tonë të vogël një shembull të madh; i vetmi vend në Europë me më shumë hebrej pas Luftës së Dytë se sa përpara saj?#respekt
Publiée par Edi Rama sur Lundi 3 février 2020