16 vjet më parë lindi Facebook, rrjeti social i themeluar nga hebreu Mark Zuckerbeg
16 vjet më parë, më 4 shkurt 2004, lindi platforma më e madhe e rrjeteve sociale: Facebook. Sot numëron mbi 2.5 miliardë përdoruesë dhe platforma publikohet në 140 gjuhë të ndryshme. 35-vjeçari Mark Zuckerberg është një nga pesë njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 80.7 miliardë dollarësh.
16 vjet më parë, më 4 shkurt 2004, lindi platforma më e madhe e rrjeteve sociale: Facebook. Sot numëron mbi 2.5 miliardë përdoruesë dhe platforma publikohet në 140 gjuhë të ndryshme.
Facebook u themelua nga amerikano-hebreu Mark Zuckerberg, asokohe ende pa mbushur 20 vjeç, së bashku me studentët dhe shokët e tjerë të Kolegjit Harvard dhe Eduardo Saverin, Andreë McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.
Në vitin 2007, kur ai ishte 23 vjeç u bë miliarderi i parë i vetëkrijuar, ndërsa sot, 35-vjeçari Mark Zuckerberg është një nga pesë njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 80.7 miliardë dollarësh.
Mark Zuckerberg, i lindur më 14 maj 1984 në Nju Jork, është vëllai i vetëm i tre motrave, të lindur nga prindër hebrenj, nëna një psikiatre dhe babai një dentist.
Prindërit e tij ishin me origjinë nga hebrenjtë e Gjermanisë, Austrisë dhe Polonisë. Mark Zuckerberg flet hebraisht, ndërkohë që ka bërë ceremoninë fetare hebraik “Bar Mitzvah” kur ai ishte 13 vjeç.
Ai është martuar me shoqen e tij studente, Prishila Chen, me të cilëm ka dy fëmijë.
Sot, Zuckerberg është një nga dhjetë njerëzit më me influencë në planet.