
Panairi Ndërkombëtar Mesdhetar i Turizmit, Shqipëria në EXPO Tel Aviv
Ne EXPO Tel Aviv, Izrael, po zhvillohet Panairi Nderkombetar Mesdhetar i Turizmit, ku Shqiperia prezantohet me 10 Operatore Turistike si dhe me Agjensine Kombetare te Turizmit.

Sot, ne EXPO Tel Aviv, po zhvillohet Panairi Nderkombetar Mesdhetar i Turizmit, ku Shqiperia prezantohet me 10 Operatore Turistike si dhe me Agjensine Kombetare te Turizmit.
Fjala pershendetese u mbajt nga Ministri izraelit i Turizmit z. Yariv Levin, I cili ftoi Ambasadoret e akredituar ne Izrael, ne nje mengjes pune ku percolli mesazhet e bashkepunimit te ndersjelle ne fushen e turizmit, dhe rendesise qe ka per Izraelin bashkepunimi ndermjet vendeve te Mesdheut dhe me gjere.
Ky panair, I cili zhvillohet me qellimin per te sjelle sa me prane operatoret turistike, takimet e formatit B2B si dhe vendosjen e kontakteve direkte mes bizneseve ne fushen e turizmit, ka terhequr ne vazhdimesi vemendjen e shume vendeve evropiane si Italia, Greqia, Polonia, Hungaria, Kroacia, Spanja, Portugalia etj, por e vecanta e ketij viti ishte nje fluks vendesh pjesemarrese nga Afrika, Azia dhe ishujt e paqesorit.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“Stenda shqiptare, e cila ngjalli interes tek te ftuarit, prezantoi denjesisht mundesite e shumellojshme qe ofron turizmi shqiptar, ushqimin dhe cmimet konkuruese ne rajonin e Ballkanit, klimen e shkelqyer si dhe plazhet me bukuri natyrore dhe investime te shumta dhe dinjitoze.
I urojme suksese ne punen e saj Agjensise se Turizmit me perfaqesueset ne kete panair per rendesine dhe seriozitetin kushtuar ketij organizimi si dhe falenderojme operatoret tane per profesionalizmin e tyre ne promovin e Shqiperise ne Izrael. Nder ta permendim: Albania DMC me Enri Bajramaj, inTours Albania me Astrit Kurti, Harmonia hotels Group/ Muhamed Kurmemi, Albanian Treasures me Rozana Gjergji, Tours Albania and Balkans me Jimmy Lama, Albania Trip etj”, shkruan Ambasada Shqiptare ne Izrael, në njoftim te sajin ne rrjetet sociale.