Kjo vaksinë izraelite mund të zgjidhë krizën e koronavirusit
Studiuesit në Izrael po vaksinojnë me sukses shpendët nga një virus që është shumë e ngjashëm me koronavirusin e ri, COVID-19. Testimi i sigurisë për njerëzit ka të ngjarë të fillojë brenda 90 ditëve, thonë ata.
Studiuesit izraelitë të cilët zhvilluan një vaksinë të suksesshme kundër një efekti të shkaktuar nga familja e koronavirusit thonë se mund të përshtatet për koronavirusin COVID-19, shkruan gazeta izraelite “Israel Hayom”.
Studiuesit zhvilluan vaksinën gjatë katër viteve në Institutin Kërkimor MIGAL – Galile,në mënyrë që të mbronin shpendët nga virusi bronkit infektiv.
Studiuesit thonë se, ngjashmëria midis viruseve mund të hapë rrugën për një zhvillim të shpejtë të një vaksine për njerëzit, por ata paralajmëruan se kjo mund të zgjasë disa muaj, pjesërisht për shkak të nevojës për të siguruar që është e sigurt për njerëzit.
“Ne do të përpiqemi të fillojmë testimin e sigurisë brenda 90 ditësh,” tha të enjten David Zigdon, CEO i institutit.