Ambasadorët e Ballkanit në Izrael në takim me grupet e biznesit izraelit!

Ambasadorët e Ballkanit në Izrael së bashku me Drejtorin e Ballkanit në MPJ, Dan Oryan, morën pjesë në një takim me grupet e biznesit izraelit, të interesuar për të investuar dhe hyrë në tregun e vendeve të rajonit të Ballkanit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqiperisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.


Ambasadorët e Ballkanit në Izrael së bashku me Drejtorin e Ballkanit në MPJ, Dan Oryan, morën pjesë në një takim me grupet e biznesit izraelit, të interesuar për të investuar dhe hyrë në tregun e vendeve të rajonit të Ballkanit.

Në këtë takim, ishin të pranishëm përveç Ambasadorit të Shqiperisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, Ambasadori serb, ai i Bosnjë Herzegovinës, i Ngarkuari me Punë i Maqedonisë së Veriut, dhe Konsulli i Nderit i Malit të Zi.

Takimi u zhvillua në selinë qëndrore të sipërmarrjes izraelite Malamut ElTel, në të cilën morën pjesë edhe CEO-t e kompanive nën kontraktore të saj, si Gaon Group, Active Implants dhe Tamar.

Kjo nismë u ndërmor në vijim të angazhimit të Ambasadorëve të Ballkanit në Izrael, pas takimeve të përbashkëta me “American Jewish Committee”, Bashkinë e Ashdotit dhe organizimin e Conference Call me Ambasadorin e BE-së dhe atë kroate, si Presidenca e radhës e BE.

Konkretizimi i një bashkëpunim të tillë rajonal në fushën e biznesit. dhe sjellja e investimeve izraelite në rajonin e Ballkanit, shënon një hop të ri në shkëmbimin tregtar. sidomos në projektet që këto kompani të mëdha operojnë si në High Tech, sistemin shëndetësor dhe Cyber Security.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit