Kompanitë e huaja në Shqipëri gjatë 2019, rritje më të madhe nga Izraeli

Numri i kompanive të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Gjatë vitit 2019 operuan gjithsej 6443 kompani të huaja, ose 184 më shumë se në vitin 2018, një rritje me 2.9 përqind. Rritje më të madhe patën kompanitë nga Izraeli, si dhe ato nga SHBA dhe Gjermania.


TOP NEWS – Numri i kompanive të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Gjatë vitit 2019 operuan gjithsej 6443 kompani të huaja, ose 184 më shumë se në vitin 2018, një rritje me 2.9 përqind.

Rritje më të madhe patën kompanitë nga Izraeli, si dhe ato nga SHBA dhe Gjermania. Pavarësisht se nga këto shtete ka një numër të kufizuar biznesesh, prania e tyre në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të theksuar gjatë 2019-ës.

Në vitin e kaluar nga 100 që ishin në 2018 operuan 167 kompani izraelite, me një rritje 67 përqind. Shumica e kompanive operojnë në sektorin e shërbimeve kryesisht në “call center” dhe në forex dhe vetëm 20 për qind në sektorin e prodhimit, kryesisht në bujqësi.

Një rritje të madhe u vu re edhe në kompanitë nga SHBA, numri i të cilave u shtua me 19 për qind më 2019, duke arritur në 135 kompani nga 113 në vitin 2018. Ndërsa kompanitë gjermane shkuan në 184 nga 172 që ishin gjatë vitit 2018..

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit