Shqipëria dhe Izraeli thellojnë kontaktet diplomatike për intensifikimin e marrëdhënieve
Shqipëria dhe Izraeli po i zhvillojnë vazhdimisht kontaktet dypalëshe diplomatike, për të gjetur rrugë të reja për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Shqipëria dhe Izraeli po i zhvillojnë vazhdimisht kontaktet dypalëshe diplomatike, për të gjetur rrugë të reja për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ilir Melo, drejtori i Drejtorisë së Lindjes së Mesme, Afro-Azisë dhe Amerikës në Ministrinë për Europën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë; Dan Oryan, Shefi i Zyrës së Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, si dhe dy ambasadorët e Shqipërisë dhe Izraelit, përkatësisht Bardhyl Canaj dhe Noah Gal Gendler, zhvilluan një bisedë online përmes platformës “Zoom”, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugët sesi t’i intensifikojnë më tej ato.
“Takim i frytshëm”, e cilësoi ambasada e Shqipërisë në Izrael, bisedën e kryer për herë të parë në këtë format.
Fruitful Zoom meeting, first time in this format, between line Directors from ?? MEFA, Ilir Melo and ?? MFA @DanOryan, together with Amb Gendler & Amb Canaj, discussing bilateral relations and ways how to further intensify them. pic.twitter.com/yJG8djS1ZY
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) June 24, 2020