“The Jerusalem Post”: Kosova shpall Hezbollah si organizatë terroriste
Gazeta izraelite: Republika e Kosovës ka shpallur zyrtarisht organizatë terroriste si krahun ushtarak edhe krahun politik, deklaroi Meliza Haradinaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të martën në Twitter.
Nga ZACHARY KEYSER, The Jerusalem Post
Republika e Kosovës ka shpallur zyrtarisht organizatë terroriste si krahun ushtarak edhe krahun politik, deklaroi Meliza Haradinaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të martën në Twitter.
Një vit më parë, Kosova shpalli anën ushtarake të Hezbollah si grup terrorist, por në vijim të propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qeveria vendosi të njohë si entitet terrorist edhe krahun politik.
“Pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qeveria e Kosovës vendosi të deklarojë si krahun politik edhe atë ushtarak të #Hezbollah si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës,” deklaroi Haradinaj të martën. “Ky vendim kontribuon në mbrojtjen dhe avancimin e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale.”
After @MFAKOSOVO’s proposal, #Kosovo Government decided to declare both the political & military wings of #Hezbollah, a terrorist organization in the territory of the Republic of ??. This decision, contributes to protect & advance national, regional & global security interests.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) June 23, 2020
Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress) e përshëndeti këtë veprim.
“Aktivitetet e Hezbollah janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë dhe vendimi i Kosovës është një hap i rëndësishëm në luftën globale kundra terrorizmit,” thuhej në deklaratën e Kongresit Hebre Amerikan. “Diferencimi artificial ndërmjet krahut politik dhe ushtarak ka krijuar mundësi për Hezbollah, një organizatë e varur nga Irani, për të vazhduar aktivitetet e saj malinje në shumë vende përreth botës.”
“Ne ftojmë shtete të tjera të ndjekin shembullin e Kosovës në përcaktimin si entitet terrorist të të gjithë Hezbollahut dhe të ndalojnë të gjitha aktivitetet e saj,” përfundon deklarata.
#Hezbollah’s activities are a direct threat to peace and security and #Kosovo’s decision is an important step in the global fight against terrorism. https://t.co/14L9ehoYgS
— American Jewish Congress (@AJCongress) June 24, 2020
Kosova i bashkohet listës së vendeve dhe organizatave si Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Liga Arabe dhe Bashkimi Europian, të cilat e kanë shpallur Hezbollah si organizatë terroriste.