Izraeli lëshon me sukses satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do të siguroje një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do të siguroje një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.
Izraeli ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh. Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 ishte nisur më 6 korrik në orën 4 të mëngjesitm ndersa imazhet e para te tij priten pas rreth një jave.
“Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front, në çdo vend”, tha ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz në një deklaratë.
Kontraktori kryesor për projektin është kompania pronësi shtetërore Aerospace Industries, ndërsa ngarkesa e satelitit u zhvillua nga firma mbrojtëse, Elbit Systems.