Agjencia Kombëtare e Turizmit, projekte me izraeliten “Think Creative”

Shqipëria dhe Izraeli vazhdojnë të thellojnë kontaktet në fushën e turizmit, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Sot, u zhvillua një takim virtual midis kompanisë izraelite “Think Creative” dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, si organizues i saj.


Shqipëria dhe Izraeli vazhdojnë të thellojnë kontaktet në fushën e turizmit, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Sot, u zhvillua një takim virtual përmes platformës “Zoom”, midis kompanisë izraelite “Think Creative dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, si organizues i saj.

Nga pala izraelite morën pjesë CEO i Think Creative, Michal Shalem dhe Michal Lebenthal Andreson, ndërsa nga pala shqiptare Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornela Ferizaj, dhe drejtoresha e Zhvillimit të Turizmit, Rovena Moçka.

Sipas njoftimit të Ambasadës shqiptare në Izrael, “biseda u fokusua rreth projekteve të përbashkëta në kuadrin e Strategjisë për Turizmin, dhe më e rëndësishmja, u diskutuan edhe detajet për seminarin që do të organizohet në Tiranë në muajin nëntor: “Shqipëria -Një perlë e pazbuluar!”.

Ambassador Bardhyl Canaj today attended the Zoom meeting organized between israeli company Think Creative and…

Posted by Ambasada Izrael on Tuesday, July 7, 2020

Në 11 qershor 2020, me iniciativën e Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, përfshirë dhe atë të Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim me kompaninë “Think Creative”. Qëllimi i takimit ishte, promovimi i turizmit ndërmjet Izraelit dhe vendeve të Ballkanit, për periudhën post-Covid-19.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit