Deutsche Welle/ Memoriali i Holokaustit në Tiranë: Shqipëria, rast unikal

Memoriali më i ri në Tiranë përkujton Holokaustin dhe nderon shqiptarët që nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët. Ambasadori i Izraelit në Tiranë e vlerëson Shqipërinë si shembull unikal në botë.

Tre gurë të lartë, prej mermeri gri të vendosur në hyrjen e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, janë Memoriali i Holokaustit, i sapo përuruar. Në tri gjuhë të ndryshme, Shqip, Hebraisht dhe Anglisht, në secilin prej tyre dëshmohet e njëjta ngjarje historike: refuzimi i popullit shqiptar për të kallëzuar dhe dorëzuar refugjatët hebrenj dhe mikpritësit e tyre tek pushtuesit nazistë, rrezikimi i jetës për të shpëtuar hebrenjtë. Memoriali përkujton dhe nderon 6 milionë hebrenjtë që u vranë dhe shfarosën nga nazistët në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe dhjetëra shqiptarë që shpëtuan jetën e qindra hebrenjve. Në bazamentin e Memorialit shkruhet me shkronja të arta shprehja në shkrimet e shenjta: ”Kush shpëton një jetë, shpëton botën mbarë”. A e dinin këtë shqiptarët që u shpëtuan jetën hebrenjve duke rrezikuar të tyren?

Hebreu Avram Elaif dhe tiransi Beqir Qoqja

Një pasdite tetori në vitin 1943, në Tiranën e pushtuar nga nazistët, një burrë i ri trokiti në derën e dyqanit të rrobaqepësit tiranas, Beqir Qoqja. Ishte hebreu Avram Elaif, që i rekomanduar nga miq në Vlorë të rrobaqepësit i kërkoi strehim dhe mbrojtje nga nazistët që e ndiqnin. Beqir Qoqja, ustai 27 vjeꞔar, i sapomartuar dhe me një vajzë foshnjë 1 vjeꞔare, e mori që atë mbrëmje Avramin në familjen e tij të re dhe e mbrojti deri sa lufta mbaroi. Avram Elaifi ishte në besën e tij, i dërguar nga një mik hebre në Vlorë i rrobaqepësit, Jozef Jakoel.

Avrami dhe Beqiri kanë vite që kanë ndërruar jetë. Por historia e tyre është e gjallë sot e kësaj dite. Atë e rrëfen për Deutsche Wellen djali i Beqirit, pensionisti 68 vjeꞔar, Fatos Qoqja në shtëpinë e tij pothuaj 100 vjeꞔare me avlli, pemë dhe lule. “Jetoj me familjen time në të njëjtën shtëpi ku linda dhe ku babai im strehoi hebreun Avram Elaif. Kur nazistët filluan kontrollet për hebrenjtë dhe raprezaljet, babai arriti me miqtë e tij, t’i nxirrte një pasaportë me emrin Gani Qoqja, e veshi me rroba fshatari dhe bashkë me atë u largua në një fshat të Krujës deri sa situata të qetësohej disi,” tregon Fatos Qoqja.

Beqir Qoqja me emrin e gdhendur në Yad Vashem

 

Kur lufta mbaroi, Avram Elaif dhe familja e tij, që jetonte në Vlorë vazhduan jetën në Shqipërinë komuniste. Avrami qëndroi në Tiranë, filloi punën si llogaritar në Kinostudio, u martua me me një vajzë hebreje, të mbrojtur nga një familje tjetër tiranase, krijoi familjen e tij dhe u bë me një djalë. “Por ai, derisa iku në Izrael, në vitin 1991, mbeti pjesë e familjes tonë. U nda me lot ne sy. Ju pres në Jeruzalem, na tha. Në Izrael mbajti emrin Avram Gani Qoqja, Emri Gani, u thoshte autoriteteve izraelite, me shpëtoi jetën. Kur im atë shkoi atje për të marrë Certifikatën e Mirënjohjes, për fat të keq Avrami kishte pak muaj që kishte ndërruar jetë. Babai më ka treguar mallëngjimin e madh kur takoi familjen e tij, mirënjohjen e saj pa fund ndaj familjes sonë, nëna e Avramit i puthte duart babait tim duke i thënë: Ke shpëtuar një jetë, jetën e djalit tim”, tregon për DW, Fatos Qoqja.

Në një kënd të shtëpisë ai ka krijuar një muze të thjeshtë, por të rrallë për nga vlerat e tij me fotot e atyre viteve: në krye është ꞔertifikata e mirënjohjes që iu dha të atit kur shkoi në Jeruzalem. Foto nga Muri i Nderit, në Kopshtin e të Drejtëve, në Yad Vashem ku është gdhendur edhe emri i Beqir Qoqes.

Certifikata e nderimit për Beqir Qoqjan

Arin PO, Hebrenjtë JO

Shqipëria ishte i vetmi vend ku hebrenjtë nuk iu dorëzuan nazistëve, që vranë 6 milionë hebrenj. Shqiptarët mbrojtën jetën e disa qindra hebrenjve dhe ndihmuan hebrenjtë që ikën nga Gjermania dhe Austria. Jeta e refugjatëve hebrenj u shpëtua nga nazistët në Shqipëri në sajë të një ujdie të pashkruar të të gjithë shqiptarëve: myslimanë apo të krishterë. Kryeministri Rama në fjalën e tij të rastit, në përurimin e Memorialit të Holokaustit solli në vëmendje një episod ndoshta të panjohur për shumë e shumë familje hebraike, me jetë të shpëtuara nga shqiptarët. “Autoritetet më të larta të klerit shqiptar u thirrën në Berlin, të konsideruar si pala me të cilën pushtuesit nazistë mund të komunikonin dhe negocionin. Ata iu kërkuan atyre dy gjëra; të drejtën mbi arin e Shqipërisë të depozituar në Itali dhe listën e hebrenjve të strehuar në Shqipëri.Të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit asokohe, të krishterë dhe myslimanë dhanë një përgjigje: “Arin po, hebrenjtë jo!”

 

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler

 

Ambasadori Gendler: Vlera e jetës – mesazh përherë aktual 

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler thotë për DW se historia e mbrojtjes së jetës së hebrenjve në Shqipëri në kohën e pushtimit nazist duhet të njihet, për mesazhin e vlerës së jetës, humanizmit si vlera të njerëzimit që kjo histori përmban. “Memoriali është një nga mënyrat për ta treguar këtë shembull të shkëlqyer të një vendi të vogël si Shqipëria, shembull dashurie dhe sakrifice për jetën. Ky është qëllimi kryesor dhe natyrisht për të edukuar brezat e rinj. Nëse kjo histori nuk tregohet pas 20- 30 vitesh, brezat e rinj në Shqipëri nuk do të dinë asgjë për atë. Këtë e them nga përvoja jonë. Memoriali jep një mesazh tolerance, përherë aktual, që duhet shpërndarë”, thotë ambasadori izraelit Gendler.

Ende nuk arrij të kuptojë krejtësisht sesi shqiptarët qenë gati të sakrifikonin jetën e tyre për të shpëtuar atë të hebrenjve, thotë ambasadori. “Pa dyshim është një histori unikale në botë, një kombinim elementesh të ndryshëm, ku në krye është “besa” kaq e çmuar në Shqipëri. Më pas në sajë të “besës” është bashkëpunimi i shkëlqyer mes zyrtarëve të qeverisë së asaj kohe vendase dhe individëve, gjë që në shumicën e vendeve të tjera  nuk ndodhi, ku e kishe përherë dikë që tregonte se ku fshiheshin familjet hebreje. Kjo gjë që nuk ndodhi kurrë në Shqipëri. Do të shtoja edhe zakonin e mikpritjes”, thotë ambasadori Gendler.

Gjermania – politika e duhur ndaj Iranit

Ambasadori izraelit, Gendler mendon se jo të gjitha vendet në botë i kanë nxënë mësimet nga e kaluara për t’i vënë në shërbim të së tashmes dhe të ardhmes. “Irani është një prej këtyre kombeve që edhe sot e kësaj dite  bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit dhe bën kërcënime. Në Europë diskutohet për sanksione ose jo ndaj Iranit. Për vendet që e diskutojnë këtë është çështje teorike, për ne është çështje mbijetese. Gjermania që deklaroi para disa javësh që organizata Hezbollah në Liban është terroriste dhe bllokoi aktivitetet e saj në Gjermani bëri një hap të duhur për Izraelin”, shprehet ambasadori Gendler.

Ani Ruçi/ Deutsche Welle

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit