Majko bisedime me American Jewish Committee, diaspora shqiptare me modelin hebraik
Sot, u zhvillua takimi virtual ndërmjet Ministrit të Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko me Drejtorin Ekzekutiv te American Jewish Committee (AJC)/New York, David Harris, Drejtoren e AJC/Jerusalem Avital Leibovich si dhe me përfaqësuesit nga diaspora shqiptare në Amerike etj. Ky takim virtual u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

“Ky takim, sherbeu si pikenisje per te vendosur nje linje komunikimi ndermjet Strukturave pergjegjese shqiptare per zhvillimin e marredhenieve me diasporen, me perfaqesuesit e AJC, me qellim vendosjen e urave te bashkepunimit mes paleve, ku permendim interesimin mbi modelin e diaspores hebreje.
Ky takim, siç u dakordesua mes pjesemarresve, do te vijoje me tej me takime te tjera ne Tirane, New York ose Izrael, me rastin e organizimit vitin e ardhshem te Samitit me Diasporen, apo ne formate te tjera ku permendim Keshillin Koordinues per Diasporen etj“, shkruan Ambasada e Shqipërisë në njoftmin e saj.
Në korrik të vitit të kaluar, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u takua me një grup përfaqësuesish të organizatës American Jewish Committee (AJC), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i AJC, z. David Harris, ku e pranishme Drejtorja e AJC/Jerusalem Avital Leibovich. Gjatë takimit u bisedua për shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve.
Sot, u zhvillua takimi virtual ndermjet Ministrit te shtetit per Diasporen, z. Pandeli Majko me Drejtorin Ekzekutiv te…
Posted by Ambasada Izrael on Tuesday, July 21, 2020