Popullsia hebraike në botë arrin në 14.4 milionë banorë
Komuniteti hebre në Izrael është më i madhi, me 6.740,000, i ndjekur nga Amerika e Veriut, me 6.088,000.
Popullsia hebraike e botës është 14.410.700 njerëz, tha Ministri i Çështjeve të Diasporës ,Omer Yankelevitch, para Komitetit për Absorbimin, Imigrimin dhe Çështjet e Diasporës në parlamentin izraelit, në raportin vjetor të ministrisë së saj para komitetit.
Komuniteti hebre në Izrael është më i madhi, me 6.740,000 veta, i ndjekur nga Amerika e Veriut, me 6.088,000.
Evropa vlerësohet të ketë 1.072.400 hebrenj, Amerika e Jugut ka 324,000, Azia (duke përjashtuar Izraelin) ka 300,000, Australia dhe Zelanda e Re kanë 120,000 dhe Afrika ka 74,000.