Qendër e përbashkët “Cyber Security” në Tiranë, bazuar mbi modelin izraelit

Në Tiranë mund të ngrihet një qendër Cyber Security, bazuar mbi modelin izraelit. Ky ishte propozimi i Divizionit Cyber Security dhe Marketing të Kompanisë ELTA-IAI që operon në fushën e Cyber Security, gjatë takimit me Ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj.


Në Tiranë mund të ngrihet një qendër Cyber Security, bazuar mbi modelin izraelit. Ky ishte propozimi i CEO-t të Divizionit Cyber Security dhe Marketing të Kompanisë ELTA-IAI (www.iai.co.il) që operon në fushën e Cyber Security, gjatë takimit me Ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj.

Bëhet fjalë për një bashkëinvestim me organet shtetërore shqiptare për të krijuar në Tiranë qendrën mbi Cyber Security.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, zhvilluan një vizitë pune në qytetin e Ashdodit. Ata u takuan edhe me drejtuesit e lartë të Kompanisë ELTA-IAI (www.iai.co.il) që operon në fushën e Cyber Security.

“Synimi i këtyre takimeve ishte fillimi punës për Nënshkrimin e një Marrëveshjeje binjakëzimi mes Bashkisë së Ashdodit dhe asaj të Durrësit, me Interes të përbashkët në projektet infrastrukturore, portuale, historike, kulturore e artistike, etj.

Ndërkohë që me interes të veçantë ishte propozimi i CEO-t të Divizionit Cyber Security dhe Marketing-ut, për bashkëinvestim me organet shtetërore shqiptare për të krijuar në Tiranë qendrën mbi Cyber Security.

Të dy këto projekte, shënojnë fillimin e një axhende të ngjeshur pune ndërmjet autoriteteve përkatëse shqiptare me ato izraelite, për gjysmën e dytë të vitit 2020, në fusha me interes strategjik për Shqipërinë dhe Izraelin”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.

Dje, Ambasadori Bardhyl Canaj me së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në MPJ, Dan Oryan, zhvilluan një…

Posted by Ambasada Izrael on Thursday, July 23, 2020

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit