
Izraeli do të testojë vaksinën anti-Covid te njerëzit në tetor
Një laborator kombëtar izraelit do të fillojë të testojë vaksinën e tij të koronavirusit mbi subjektet njerëzore në mes të tetorit, njofton Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz.

Një laborator kombëtar izraelit do të fillojë të testojë vaksinën e tij të koronavirusit mbi subjektet njerëzore në mes të tetorit, njofton Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz.
Gantz i bëri deklarimet pas një vizite në Institutin e fshehtë të Kërkimeve Biologjike të Ministrisë së Mbrojtjes në Nes Ziona, ku ai u informua për “përparimet e fundit në zhvillimin e vaksinës dhe antitrupave për koronavirusin”, thotë zyra e tij.
“Ne duhet të fillojmë provat mbi njerëzit pas festave të Tishrei,” thotë Gantz, duke iu referuar muajit hebre në të cilin zhvillohen festat e larta hebraike, e fundit prej të cilave përfundon këtë vit në 10 tetor.