
Marrëveshja Izrael-Emiratet e Bashkuara, Netanyahu: Ditë historike!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që u arrit ditën e sotme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që u arrit ditën e sotme. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se kjo është një ditë historike për Izraelin.
“Ditë historike për Izraelin” , shkruan Benjamin Netanyahu hebraisht në Twitter.
Ditën e sotme Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhenieve mes tyre.
Në një deklaratë të përbashkët, zoti Trump, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Zayed thanë se shpresojnë se kjo marrëveshje historike do të avancojë paqen në Lindjen e Mesme.