Marrëveshja Izrael-Emiratet e Bashkuara, Rama: Urime për miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara të nënshkruar ditën e sotme, me ndërmjetësimin e posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara të nënshkruar ditën e sotme, me ndërmjetësimin e posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Rama thotë se kjo është mjaft frymëzuese ndërsa shprehet se shpreson që ajo të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin të njëjtën frymë për një të ardhme të përbashkët.
“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Deri më tani Izraeli nuk kishte pasur marrëdhënie diplomatike me asnjë nga vendet arabe.
This is really inspiring and I wish wholeheartedly that it will inspire others in the region to follow with the same spirit and work together for a common great future of all their people?Congratulations to all the three great friends of Albania?????? pic.twitter.com/5mYAz9Ew2p
— Edi Rama (@ediramaal) August 13, 2020