Omani gati për paqe, kryediplomati izraelit bisedë telefonike me homologun e tij
Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabi Ashkenazi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Omani, Yusuf bin Alawi
Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabi Ashkenazi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Omani, Yusuf bin Alawi.
Telefonata vjen disa ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi marrëveshjen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Emiratet e Bashkuara Arabe është vendi i parë i Gjirit dhe kombi i tretë arab që ka marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Omanit të premten citoi burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, duke theksuar se “Sulltanati i Omanit mbështet këtë marrëveshje”.
Ashtu si Bahreini, vendi fqinj i saj, Omani e quajti marrëveshjen “veprim historik”.
Kryeministri izraelit të premten falënderoi presidentin egjiptian, Adel-Fattah el-Sisi, si dhe qeverinë e Omanit dhe të Bahreinit për mbështetjen e tyre për normalizimin e marrëdhënieve midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit.