Yahel Vilan, ambasadori i ri i Izraelit jorezident në Kosovë
Izraeli dhe Kosova i kanë intensifikuar kontaktet diplomatike, pavarësisht se Shteti i Izraelit nuk e njeh zyrtarisht, Republikën e Kosovës.
Yahel Vilan është ambasadori i ri i Izraelit me mision në Serbi dhe jorezident në Kosovë, i propozuar nga ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi. Ai pason Alona Fisher-Kamm. Më parë ambasador në Serbi kanë qenë Yossef Levy, Arthur Koll, Yaffa Ben-Ari dhe Yoram Shani.
Yahel Vilan ka qenë së fundi ambasador i Izraelit në Kenya, Uganda, Tanzania, Seychelles dhe Malawi.
Si diplomat i lartë ai shërbyer në Indi, Polonië, Hungari, Kongo, Vietnam si dhe me detyra të ndryshme në Ministrinë e Jashtme të Izralit.
Ambasadori Vilan, i cili është diplomuar në Shkenca Politike nga Universiteti i Tel Avivit, është 52 vjeç, i martuar me katër fëmijë.
Izraeli dhe Kosova i kanë intensifikuar kontaktet diplomatike, pavarësisht se Shteti i Izraelit nuk e njeh zyrtarisht, Republikën e Kosovës.