Kasmi: Përse shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë nga gjermanët
Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që në përfundim të Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve ishte më i madh se ai përpara luftës.
Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që në përfundim të Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve ishte më i madh se ai përpara luftës. Kjo do të thotë se shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë. Por përse e kanë bërë këtë? Studiuesi Marenglen Kasmi gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” tha se e para është zakoni shqiptar që shtëpia është e Zotit dhe e mikut.
-Pse i mbronin shqiptarët hebrenjtë?
–Shqiptarët dhe sot e kësaj dite lidhet që nga tradita. Ne shtëpinë edhe sot e kemi të mikut. Janë të gjitha elementët brenda, duke filluar që nga ato veçoritë që thamë… Shqipëria nuk hyn në vendet me përmbajtje shumë të madhe hebrenjsh.
-A është e vërtetë që Ajnshtajn është fshehur këtu për të shkuar në Amerikë?
-Në fakt nuk rezulton kështu, dhe Albert Ajnshtajn ka biograf shumë të njohur dhe shumë serioz i cili nuk e ka përmendur këtë fakt./Fjala.al