Meliza Haradinaj: Historike njohja e Kosovës nga Izraeli, ambasada në Jerusalem
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e konsideron historike njohjen e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e konsideron historike njohjen e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve.
“Njohja historike e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve, janë konfirmim i bashkëpunimit tonë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dypalëshe. Shpallja e Hezbollah si organizatë terroriste dhe hapja e ambasadës në Jerusalem, dëshmojnë për vendosmërinë tonë që në implementimin e politikë sonë të jashtme të jemi në koordinim të plotë me politikën e jashtme të ShBA-ve”, shkruan kryediplomatja kosovare në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Bashkë me Kryeministrin Hoti, u pritëm nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo.
Marrëveshja e arritur nën lidershipin amerikan, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, tregojnë qartë që ShBA-të janë adresa jonë e sigurtë në çdo tavolinë.
Njohja historike e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve, janë konfirmim i bashkëpunimit tonë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dypalëshe.
Shpallja e Hezbollah si organizatë terroriste dhe hapja e ambasadës në Jerusalem, dëshmojnë për vendosmërinë tonë që në implementimin e politikë sonë të jashtme të jemi në koordinim të plotë me politikën e jashtme të ShBA-ve.
E falënderova Sekretarin Pompeo për mundësinë e dhënë Republikës së Kosovës që për herë të parë në historinë politike, të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe për platformën që Departamenti i Shtetit do të zhvillojë me Kosovën, si shtet i parë në botë për shkëmbimin arsimor e kulturor.