Donald Trump: Izraeli dhe Bahreini, marrëveshje historike paqeje!
Izraeli dhe Bahreini kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, njoftoi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh, pas Emirateve të Bashkuara Arabe.
Izraeli dhe Bahreini kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, njoftoi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
“Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh,” shkroi ai në Twitter.
Për dekada, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke këmbëngulur se ata do të vendosnin lidhje vetëm pasi të zgjidhej mosmarrëveshja palestineze.
Por muajin e kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhënien me Izraelin.
Kishte shumë spekulime se Bahreini mund të ndiqte shembullin. Shteti i Gjirit është bërë vendi i katërt arab në Lindjen e Mesme që njeh Izraelin që nga themelimi i tij në 1948. Të tjerët janë Egjipti dhe Jordania.
Kjo marrëveshje e Izraelit vjen vetëm disa ditë pasi vendi njohu Kosovën, ndërsa u njoftua dhe hapja e ambasadës në Jeruzalem.
Donald Trump i telefonoi Netanyahut gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe i përgëzoi dy kryeministrat për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës.