Valentina Leskaj bëhet anëtare në Bordin Këshillues të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit
Ish-ministrja e Qeverisë Shqiptare, Valentina Leskaj, është bashkuar me Bordin Këshillëdhënës të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM)
Lëvizja e Luftimit të Anti-Semitizmit (The Combat Anti-Semitism Movement -CAM) njoftoi sot se ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj është bashkuar me Bordin e saj Këshillëdhënës. Leskaj bëhet anëtari i parë mysliman i bordit dhe bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.
Leskaj ishte Anëtare e Parlamentit Shqiptar nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një numri rolesh të lartë, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendëskryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga 2013-17, ajo ishte Presidente e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Evropës.
Krahas karrierës së saj politike, Leskaj ka qenë gjithashtu aktive në shoqërinë akademike dhe shoqërinë civile, duke shtuar një zë të rëndësishëm në çështjen e barazisë dhe të drejtave të njeriut. Ajo ka qenë autore e shumë botimeve mbi politikën, të drejtat e njeriut, gjininë, popullatën dhe çështjet e zhvillimit. Që kur u tërhoq nga politika në 2017, Leskaj ka shërbyer si Kryetare e Bordit Këshillimor të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (Albanian Center for Population and Development) të cilën ajo themeloi në 1995.
Valentina Leskaj bashkohet me Bordin Këshillimor të CAM, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryebashkiakun e Frankfurtit, Uwe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, si dhe akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Wisse.
Për më shumë: https://combatantisemitism.org/about/