Vjosa Osmani: Marrëdhëniet Kosovë-Izrael nisin fazën e bashkëpunimit konkret
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka dy popuj të tjerë në botë si populli i Kosovës dhe ai hebre që kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka dy popuj të tjerë në botë si populli i Kosovës dhe ai hebre që kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit.
“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë, kur populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik, për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vitesh gjatë luftës në Kosovë, kur populli i Kosovës po rrezikohej pikërisht nga shfarosja, atëherë ishte populli i Izraelit dhe popujt demokratikë anembanë botës që i hapen dyert e tyre për refugjatë nga Republika e Kosovës”.
Ajo po ashtu ka kërkuar që marrëdhëniet Kosovë-Izrael të kalojnë një fazë tjetër të bashkëpunimit.