Albion Bikliqi: Festimi i Vitit të Ri Hebraik në Kosovë tregon respektin tonë ndaj hebrenjve
Me rastin e festimit të këtij viti i cili ishte shumë me rëndësi të veçantë për dy popujt tanë Shqiptarë dhe Izraelit isha i ftuar të merrja pjesë në eventin, i cili u mbajt në Prishtinë dhe u organizua nga Rabinati i Shqipërisë.
Me rastin e festimit të këtij viti i cili ishte shumë me rëndësi të veçantë për dy popujt tanë Shqiptarë dhe Izraelit isha i ftuar të merrja pjesë në eventin, i cili u mbajt në Prishtinë dhe u organizua nga Rabinati i Shqipërisë.
Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të Shtetit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të organizatave të rëndësishme dhe njerëz të cilët kontribuojnë në marrëdhënie të mira mes dy popujve dhe kulturave të të dyja vendeve Kosovë–Izrael.
Në këtë ditë, pra 15 Shtator 2020 Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan bëri lutjet e tija së bashku me Kryemyftiun dhe Kryepeshkopin e Kosovës për paqe, mirëqenie dhe bashkëpunim të të dy popujve pa dallim feje apo besimi. Kosovën e shpalli vend të sigurt për Hebrenjtë dhe bëri thirrje për bashkëpunim të ndërsjellë, që të forcojmë marrëdhëniet edhe më shumë dhe të punojmë për një botë më të sigurt për të gjithë popujt në Botë.
Faleminderit nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe Izraelit për mishërimin e e bashkëpunimit të të dy popujve edhe zyrtarisht në Washington.
Unë personalisht si ekspert I sigurisë e shoh një të ardhme të ndritshme në rrafshin e bashkëpunimit në teknologji, siguri, ekonomi dhe kulturë.
Jam shumë entuziast se me përfundimin e pandemisë do të vizitojë përsëri Izraelin, dhe gjithashtu jam shumë entuziast se shokët dhe bashkëpunëtorët nga Izraeli do ti takojë shumë shpejtë edhe në Prishtinë dhe të vazhdojmë aty ku mbetëm në projektet tona të përbashkëta.
Shalom
Albion Bikliqi
Founder dhe CEO, CISTCK