Hoti: Komuniteti Hebraik i Kosovës, “mjaltë dhe mollë” në marrëdhëniet Kosovë-Izrael
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se pas njohjes së Kosovës,do të thellohen marrëdhëniet diplomatike, mes dy vendeve. Në manifestimin e organizuar për Vitin e Ri Hebraik në Kosovë, Avdullah Hoti ka deklaruar se komuniteti hebraik, është një hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie.

Postimi i plotë
Kësaj radhe Rosh Hashanah 5781 është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael.
Sot mora pjesë në shënimin e Rosh Hashanah 5781 apo Vitit të Ri Hebraik 5781, ngjarje kjo e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.
Republika e Kosovës është demokraci parlamentare sekulare, e cila garanton lirinë dhe barazinë fetare dhe mirëpresim pjesëmarrjen e kulturës Hebraike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet institucionale.
Kësaj radhe Rosh Hashanah është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael. Uroj që gjatë ditëve festive të keni pasurim shpirtëror gjatë leximit të “machzor”. Zëri nga buria e punuar nga briri është përkujtesë për Hebraikët se Zoti është Mbreti i tyre. Sipas traditës, pas shërbimit fetar, Ju i ktheheni tryezës familjare për ushqim dhe meditim. Ashtu siç është ushqimi Juaj i preferuar për këtë festë: molla me mjaltë: Uroj që ashtu t’ju shkojë tërë viti.
Komuniteti Hebraik i Kosovës është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie tona. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit dhe përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim.
Kësaj radhe Rosh Hashanah 5781 është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael.
Sot mora…
Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, September 15, 2020