Avni Dervishi: Izraeli-Kosova dhe shqiptarët. Diplomacia dhe lobimi

A fiton shumë edhe Izraeli nga njohja e ndërsjellë me Kosovës? PO. – Nga Avni Dervishi, këshilltar për Bashkëpunim Europian & Ndërkombëtar.


Nga Avni Dervishi

Këshilltar për Bashkëpunim Europian & Ndërkombëtar

“Avni, të lutem mos u ndal duke promovuar bashkëpunimin në mes të popujve të Evropës e Integrimet Europiane, sikurse ke bërë deri tani. Më shiko mua, ata që udhëheqeshin nga urrejtja ma vranë familjen e mbi 6 milionë të tjerë e shkaktuan luftë botërore”.

Këto ishin fjalët e Hédi Fried, e mbijetuar nga gjenocidi shfarosës nazist: Holokausti. Më tha kështu, pasi që ajo dhe unë ishim ftuar të flisnim para qindra studentëve në një universitet në Suedi për arsyet PSE u krijua Unioni Europian, gjë të cilën e argumentoi për mrekulli Hédi Fried, sepse u nis nga vuajtjet e saj. E unë fola për arsyet PSE duhet të vazhdon forcimi i Unionit Europian me vendet e Ballkanit. Ishte krenari dhe privilegj të qëndroj në një skenë me këtë ikonë të Njerëzimit e mirësisë. Tek e nderuara Hedi e pashë një pjesë të nënës time, ku vuajtjet e tyre ndërlidhen në shumë mënyra, e të dyjave poashtu ua vranë babatë gjatë luftës së dytë botërore.

1992 ishte viti kur u detyrova të largohem nga Kosova që ta shpëtoj jetën time dhe të njëjtin vit, në kampin e refugjatëve në afërsi të qytetit Malmo, edhe takova hebrenjët e atij qyteti të cilët vullnetarisht erdhën me ndihma për refugjatët nga Kosova. Për mua, ky ishte fillimi i një rrugëtimi për demokraci dhe bashkëpunim shqiptaro-hebre.

Fillimi i studimeve në Shkenca Politike Europiane në Suedi në 1997, e filluan edhe aktivitetin tim studentor diplomatik për lirinë e Kosovës e forcimin e demokracisë ndër shqiptarë e edhe forcimin e Izraelit, që është demokracia e vetme në Lindjen e Mesme. Pasi që isha njëri ndër pesë studentët nga 136 në grupin tonë që fituam të drejtën të kemi takime të rregullta me ambasadorët e të gjitha vendeve të Evropës Lindore dhe shteteve të dala nga Bashkimi Sovjetik. Angazhimi i pandalshëm i hebrejo-amerikanëve, luaneshës Madeleine Albright e kongresmenit Tom Lantos, lanë gjurmë në mua e angazhimin tim poashtu.  Gjatë gjithë kohës 1998-1999 kur ushtrohej gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës, e unë jipja intervista në TV e radio suedeze pasi tërë familjen e kisha në Kosovë e nuk e dija kush kishte vdekur e kush ishte gjallë, kisha edhe kontakte me gazetarë dhe miqë në Izrael të cilët edhe tregonin se kishte presion mbi qeverinë e Izraelit për të dërguar ushtrinë izraelite që ti mbrojnë shqiptarët. Pse? Sepse e shihnin vetëvehten në shqiptarët e Kosovës.

2001 ishte hera e parë që kisha mundësi ta vizitoj Kosovën pas pastrimit etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve, ku përpos punës time si staf ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara u interesova të gjej ndërlidhje hebrejo-shqip tare.

2004 kur fillova punën në Parlamentin e Suedisë dhe pastaj u zgjodha deputet në parlamentin rajonal, diplomacia parlamentare për promovimin e Izraelit e luftimin e Antisemitizmit bashkë me Kosovën e shqiptarët u bënë realitet i përditshëm i imi. Atje isha edhe ndër themeluesit e shoqatës së miqësisë parlamentare në mes Knesset e parlamentit të Suedisë. E njëjta vlente edhe me shoqatën e miqësisë me Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takime të shpeshta në ambasadën e Izraelit e Amerikës, ku gjithmonë isha i mirëseardhur, por edhe në Izrael (Kneset, qeveri, partitë politike Likud, Labour, Kadima etj, e edhe vizita informuese në industrinë e armatimit e mbrojtjes të Izraelit e takime me gjeneralë izraelitë), Washington, Bukuresht në konferenca për luftimin e Antisemitizmit në bashkëpunim me OSBE, Bruksel e Paris me delegacione zyrtare, artikuj anglisht e suedisht, ishin pjesë e angazhimeve të mia. Kuptohet edhe bashkëpunimi me organizata lobiste si WJC apo EFI (World Jewish Congress dhe European Friends of Israel) e edhe Parlamentin Europian. Më vonë e kuptova se egziston edhe Bet-Israel Kosova dhe takova Flori Zevi dhe Ruzhdi Shkodra, ku u mundova ti inkurajoj e edhe ofroj përkrahje. I falenderoj për të gjitha ftesat që i dërgojnë e i përgëzoj për aktivitetet e tyre. Votim Demirin e takova për së pari herë në Prishtinë gjatë javës së filmit izraelit dhe ishte një takim shumë miqësor. E angazhimi i Ines Demirit në Amerikë meriton çdo respekt.

Edhe gjatë viteve 2011-2013 kur kam punuar në qeverinë e Kosovës me diplomaci, më duhet të them se iu jam mirënjohës ndihmesës që kam marrë nga demokracia e vetme në Lindjen e Mesme Izraeli, për forcimin e Kosovës. E poashtu jam krenar që kam ndihmuar në sjelljen e Qendrës Ndërkombëtare për Diplomaci Publike nga Herzliya udhëhequr nga Davidi Hermelin nga Izraeli në Kosovë, përpos tjerash në konferencën Inter-Faith. Sikurse edhe insistimi im në qeverinë e Kosovës që IDF (Israeli Defence Forces), Hadassah Women Zionist Organisation dhe Israel Aid Agency u gravuan në pllakën falenderuese për lirinë e Kosovës, që Ministria e Kulturës e vendosi në lagjen Ulpiana te rrokaqiejt.

A fiton shumë edhe Izraeli nga njohja e ndërsjellë me Kosovës? PO.

Sepse jo vetëm me Republikën e Kosovës, por me të gjithë shqiptarët në Evropën Juglindore e edhe në diasporë, Izraeli automatikisht ka fituar edhe më shumë përkrahje. Shqipëria, Mali i Zi e edhe Maqedonia Veriore sot janë vende kandidate për integrim në Unioin Europian ku shqiptarët janë në qeveri e përkrahja e të cilëve edhe i drejton këto shtete. Kosova, njihet si vend potencial për integrim në Unionin Europian, e herët a vonë, të gjitha këto 4 shtete do të bëhen anëtare të familjes Europiane. 4 vota të sigurta në Bruksel e Kombet e Bashkuara në New York, luajnë rol në arenën ndërkombëtare. Diaspora shqiptare jeton në Evropën Perëndimore e në ato vende ku ka rritje të Antisemitizmit, diaspora shqiptare mund të angazhohet ta kundërshtoj këtë në bashkëpunim me asociacione hebreje. Edhe këtu mundem të ndihmoj shumë.

Pa marrë parasysh moshë si dhe sa i fortë në mendje është një njeri, ta vizitosh Yad Vashem në Izrael e mos të dalësh nga ndërtesa me lotë në sy, është e pamundur. Kjo që vlen jashtëzakonisht shumë për hebrenjët vlen poashtu jashtzakonisht shumë edhe për shqiptarët. Vuajtjet ndër dekada e shekuj janë të përbashkëta. Unë shpresoj që edhe Kosova ta hap një muze edukues sikurse Yad Vashem. Po ashtu shpresoj që përpos ambasadës në kryeqytetin Jerusalem, të hapet edhe një konsullatë e Kosovës në Haifa me qëllim ngritjen e forcimin e universiteteve e qendrave hulumtuese, IT qendra atje me kombin me moshën më të re në Europë – shqiptarët.

A e keni ditur se çdo vit minimum 8.5% nga buxheti shtetror i Izraelit shkon në hulumtime shkencore e universitete? A e keni ditur se Izraeli deri sot i ka fituar mbi 30 çmime Nobel e hebrenjët në botë mbi 40? Pse? Jo për njofshmëri, por për dituri. Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, e Malit të Zi, në fakt fitojnë gjithqka duke e rritur bashkëpunimin me shtetin e Izraelit. Ka me qindra mënyra për biznese, spitale, turizëm, arsim e luftimin e Antisemitizmit, e ka edhe incitiativa. Andaj miqë, të gjithë bashkë TI PËRVISHEMI PUNËS E TË VEPROJMË PËR BASHKËPUNIM TË SHTUAR NË ÇDO SFERË TË JETËS NË MES TË SHQIPTARËVE E HEBRENJËVE. Kosova jonë, gëzuar e urime bashkëpunimin me Izraelin.

Diplomacia, kur praktikohet me qëllime të përbashkëta, në fakt bën mrekulli.  

TË GJTIHË NE BASHKË, SHQIPTARË E HEBREJË, SHQIPTARO-HEBRENJË, MUND TË BËJMË MREKULLI.

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit