Izraeli, si një shembull i shkëlqyer për Kosovën

Izraeli dhe Kosova kanë ngjashmëri. Por, ato të dekadave të para të Shtetit të Izraelit. Një Kosovë, që tashmë e njohur nga Izraeli – kur njohja tashmë është një formalitet burokratik – duhet të lexojë dhe kuptojë se si funksionin infrastruktura ekonomike e Izraelit, për ta shndërruar vendin në një fuqi ballkanike.


Nga Izraeli Sot

Kur Shteti i Izraelit u themelua në vitin 1948, 800 mijë banorët e tij luftonin për mbijetesë. Ushqimet ishin të racionuara. Vende fqinje e detyruan të bënte dhe të fitonte, jo pak: por tre luftëra.

Por, shpirti praktik hebre e shndërroi në 72 vjet Izraelin në një fuqi ekonomike dhe ushtarake. Shkretëtira u shndërrua në atdhe të inovacioneve dhe teknologjisë. Gjeopolitikisht në një vend të respektuar në botë. Me një fuqi ushtarake të frikshme.

Me vetëm 9.2 milionë banorë – më shumë se dhjetë herë më shumë kur ai u krijua dhe gjithmonë popullsia është në rritje, edhe nga të ardhurit nga diaspora përmes programeve të caktuara – Iraeli ka një GDP prej 410 miliardë dollarësh, ose vendi i 31-të në botë, ndërsa për frymë ka një mesatare pre mbi 44 mijë dollarë në vit (vendi i 19-të në botë).

Ekonomia izraelite konsiderohet një simbol i strategjisë ekonomike, pasi ndryshe nga fqinjët e pasur në Lindjen e Mesme, ajo nuk bazohet mbi pasurinë që vjen nga nafta, por nga prodhimet vendas. Izraeli konsiderohet si një nga vendet më të avancuara në zhvillimin industrial.

Cilësia e universiteteve dhe motivimi i lartë i popullsisë për edukim është përgjegjëse për zhvillimin e shpejtë të ekonomisë dhe lulëzimin e teknologjisë së lartë.

Izraeli renditet si vendi i 5-të më i mirë në botë, përsa i përket aftësive të punonjësve dhe i pari përsa i përket buxhetit për arsimim, kërkime dhe zhvillime.

Me gjithë kufizimet e burimeve natyrore, zhvillimi intensiv i bujqësisë dhe sektorit industrial e ka bërë Izraelin të ketë mjaftueshëm prodhim bujqësor dhe një eksportues të rëndësishëm të teknologjisë botërore dhe të prodhimeve në disa dhjetëra miliarda dollarë.

Izraeli është vendi i dytë me numrin më të madh në botë të kompanive të quajtura “startup”, pas Shteteve të Bashkuara dhe vendi i tretë në botë përsa i përket kompanive të regjistruara në Bursën e Njurokuq (NASDAQ), pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Kompanitë më të mëdha shumëkombëshe kanë zyrat e tyra edhe në Izrael ku kanë ngritur Qendrat e “Kërkim & Zhvillim” (R&D).

Kosova është relativisht një vend i ri, e shkëputur nga Jugosllavia në vitin 1999 dhe e shpallur si Republikë në vitin 2008.

Me një popullsi të vogël rreth 1.8 milionë banorë dhe një GDP prej 8.4 miliardë dollarë, ose rreth 48 herë më pak se Izraeli. Ekonomia e Kosovës është ende e dobët dhe ka më shumë karakter konsumi sesa prodhimi dhe që varet jo pak nga remitancat e njerëzëve që janë në diasporë dhe që dërgojnë prej vitesh shuma të konsiderueshme.

Kosova duhet të kalojë nga biznesi më shumë me karakter familjar në prodhime të qëndrueshme dhe me investime të fuqishme. Vendi ka një gjeneratë të arsimuar dhe veçanërisht po investohet në fushën e teknologjisë dhe programimit, ku ka disa kompani me prezencë edhe jashtë Kosovës.

Izraeli dhe Kosova kanë ngjashmëri. Por, ato të dekadave të para të Shtetit të Izraelit. Një Kosovë, që tashmë e njohur nga Izraeli – kur njohja tashmë është një formalitet burokratik – duhet të lexojë dhe kuptojë se si funksionin infrastruktura ekonomike e Izraelit, për ta shndërruar vendin në një fuqi ballkanike.

Mundësitë janë ekzistojnë. Shembulli i shkëlqyer është. Izraeli.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit