Letrat e Netanyahut dhe Osmanit, politika përgatit njohjen zyrtare
Mesazhi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, drejtuar popullit të Kosovës me rastin e Vitit të Ri Hebraik 5781 dhe letra e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani drejtuar homologut të saj izraelit, Yarin Levin, janë aktet e mëdha drejt protokollit të njohjes.
Nga Izraeli Sot
Kosova, për 12 vjet – nga themelimi i Shtetit të saj – zhvilloi një fushatë diplomatike të fuqishme ndërkombëtare në kërkim të njohjes reciproke nga Shteti i Izraelit.
Refuzimi i përkohshëm i Izraelit për njohjen me argumentin: “Po, por jo tani”, mori fund, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, falë një sponsori të fuqishëm si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe telefonata në Zyrën Ovale midis dy kryeminsitrave Benjamin Netanyahu dhe Avdullah Hoti e ndërmjetësuar nga Trump ishte historike.
Tashmë dilema e mosnjohjes ka marrë fund. Diplomacia është në lëvizje.
Kanceralitë diplomatike në Prishtinë dhe Jerusalem janë duke punuar me intesitet për të realizuar formalisht njohjen zyrtare dhe organizimin e një ceremonie dinjitoze nënshkrimi.
Mesazhi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, drejtuar popullit të Kosovës me rastin e Vitit të Ri Hebraik 5781 dhe letra e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani drejtuar homologut të saj izraelit, Yarin Levin, janë aktet e mëdha drejt protokollit të njohjes.
Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në qeverisje i Izraelit, në letrën e tij i “shtriu dorën e miqësisë popullit të Kosovës për një epokë të re marrëdhëniesh me përfitime dypalëshe”, ndërkohë që ylli kryedeputetja e Kosovës i kërkoi kryedeputeti të Izraelit, krijimin sa më shpejt të grupeve parlamentare të miqësisë në të dyja vendet.
Në Izrael nuk kanë dyshimet që mbizotërojnë kohë pas kohe në popullsinë e Kosovës, po jo në elitën politike të saj.
Presidenti Hashim Thaçi rideklaroi qëndrimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Izrael dhe qeveria mori vendim të posaçëm në lidhje me Luftën kundër Antisemitizmit, ndërkohë që më parë Kosova e kishte shpallur Hezbollah si një organizatë terroriste.
Akte këto që u përshëndetën zyrtarisht nga qeveria e Izralit, presidenti Reuven Rivlin, World Jewish Congress, American Jewish Congress, American Jewish Committee, por dhe nga Sekretari amerikan i Shtetit.
Njohja zyrtare është çështje ditësh!
***
Mesazhi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, drejtuar popullit të Kosovës me rastin e Vitit të Ri Hebraik 5781
***
Letra e Vjosa Osmanit drejt kryetarit të Knesset, Yariv Levin