Deputetja kosovare Besa Ismaili uron komunitetin hebre për festën e Yom Kippur: Paqe dhe mbarësi!
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, aktivistja njohur Besa Ismaili, uron komunitetit hebre kudo në botë dhe në Kosovë festën e Yom Kippur.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili i uroi komunitetit hebre kudo në botë dhe në Kosovë festën e Yom Kippur, festën më të shënjtë në kalendarin hebraik dhe që ka të bëjë me pendësën dhe shlyerjen e mëkateve.
“Sonte komuniteti hebre kudo në botë dhe në Kosovë shënon Yom Kippur, ditën e tyre më të shenjtë të vitit!
Me këtë rast u dëshiroj agjërim të lehtë, paqe dhe mbarësi!
Nderimet e mia më të përzemërta për mikun tim, bashkëpunëtorin dhe avokuesin e dialogut ndërfetar, z.Votim Demiri, kryetar i bashkësisë hebraike në Kosovë!”, shkruan deputetja kosovare në rrjetet sociale.
Sonte komuniteti hebre kudo në botë dhe në Kosovë shënon Yom Kippur, ditën e tyre më të shenjtë të vitit!
Me këtë rast…Posted by Besa Ismaili on Sunday, September 27, 2020
Profesoresha dhe aktivistja e njohur, Besa Ismaili, është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë.
Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetare dhe është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare.