Anëtarësimi në Bordin kundër Anti-Semitizmit, Yuri Kim uron Valentina Leskaj: Shqipëria mbrojti hebrenjtë, Zoti e bekoftë!
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, takon ish-kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, për ta uruar atë për anëtarësimin Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, anëtari i parë mysliman i bordit, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, etj.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, u takua me Znj.Valentina Leskaj, ish-deputete dhe ish-kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, për ta uruar atë për anëtarësimin Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, anëtari i parë mysliman i bordit dhe që bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.
“U takova me Valentina Leskajn, për ta uruar atë për anëtarësimin në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit. Ajo mban një traditë krenare: Shqipëria mbrojti hebrenjtë kur askush nuk do ta bënte këtë, vendi i vetëm që kishte më shumë hebrenj (10 herë më shumë) në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zoti i bekoftë “Të Drejtët midis Kombeve!”, shkruan ambasadorja amerikane në rrjetin social, Twitter.
Met w/Valentina Leskaj to congratulate her on joining Combat Anti-Semitism Movement. She carries on proud tradition: Albania protected Jews when no one else would, only country that had more Jews (10x) at end of WWII. God bless the Righteous Among Nations! https://t.co/Le4z2zDgHA
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 2, 2020
Më 14 shtator 2020, Lëvizja e Luftimit të Anti-Semitizmit (The Combat Anti-Semitism Movement – CAM) bëri të ditur se, ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj, është bashkuar me Bordin e saj Këshillëdhënës. Leskaj bëhet anëtari i parë mysliman i bordit dhe bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.
Leskaj ka qenë deputete nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një numri rolesh të lartë, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendëskryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga 2013-17, ajo ishte kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Evropës.
Valentina Leskaj bashkohet me Bordin Këshillimor të CAM, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryebashkiakun e Frankfurtit, Uwe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, si dhe akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Wisse.
***
***
Deputetja Valentina Leksaj: Dita e Holokaustit dhe nderimit te Shqiperise
***