Ines Demiri shkruan historinë, diplomatja e parë e Republikës së Kosovës në Izrael
Diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, Ines Demiri, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.
Diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, Ines Demiri, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.
Lajmin e bëri të ditur vetë zv.konsullesha e Kosovës në Nju Jork, SHBA, përmes një njoftimi në faqen e saj në rrjetet sociale, të shkruar shqip, anglisht dhe hebraisht.
“E nderuar që jam emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izarelit“, shkruan Ines Demiri, vajza e Votim Demirit, kryetarit të Bashkësisë Hebreje të Kosovës.
Ines Demiri hyn kështu në historinë e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, si zyrtarja e parë e Kosovës e ngarkuar për të përgatitur njohjen zyrtare midis dy vendeve.