Kryeministri Hoti: Njohja nga Izraeli hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi gjatë mbedhjes së përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë se, njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi gjatë mbedhjes së përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë se, njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.
“Ka ardhur një njohje e rëndësishme nga Izraeli, sepse hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës. Sa i përket ambasadës në Jeruzalem, ne jemi vend i ri”, tha Hoti.
Më 4 shtator 2020, në Uashington, Kryeministri Avdullah Hoti foli në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në praninë e presidentit Donald Trump, ku të dy palët u zotuan se pa humbur kohë të vendosin marrëdhëniet diplomatike.
Hoti tha se nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë gjëra të mira dhe këtë e konsideroi si një lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Sapo të kthehemi në Prishtinë do të punojmë që sa më parë Kosova të ketë ambasadën në Izrael. Ky është lajm i jashtëzakonshëm pas më shumë se tri viteve të një bllokade të njohjeve të reja. Kjo mbështetje e SHBA-së është esenciale për anëtarësimin në NATO dhe OKB”, tha Hoti në rrjetet sociale.
Dje, ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi. Biseda 30-minutëshe u fokusua në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.