Këshilltari i Sigurisë i Donald Trump, O’Brien: Haradinaj-Ashkenazi, telefonatë historike Kosovë-Izrael!
Këshilli Kombëtar i Sigurisë (NSC) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo ndryshe “Zyra e Robert O’Brien”, përmes një postimi në “Twitter” ka përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për hapin e radhës drejt vendosjes së raporteve diplomatike.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë (NSC) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo ndryshe “Zyra e Robert O’Brien”, përmes një postimi në “Twitter” ka përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për hapin e radhës drejt vendosjes së raporteve diplomatike.
NSC e ka konsideruar “telefonatë historike” bisedën me ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla me homologun e saj izraelit, Gabi Ashkenazi.
“Telefonatë historike, me të vërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës lavdërojnë Kosovën dhe Izraelin për hapin e tyre të parë marrë drejt vendosjes së raporteve diplomatike”, shkruhet në mesazhin e Këshilli Kombëtar i Sigurisë, që ka ripostuar mesazhin e Meliza Haradinajt.
A historic call, indeed! The United States commends Israel and Kosovo for taking the first step toward full diplomatic relations. https://t.co/oIxiSEKOmo
— NSC (@WHNSC) October 2, 2020
“Kreva telfonatën e parë historike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi_Ashkenazi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit”, shkruan ministrja kosovare në Twitter.
Dy ministritë e jashtme të dy vendeve, mediat izraelite dhe shqipfolëse i bënë jehonë bisedës dhe tematikës së saj.
Për të përshpejtuar procesin midis e njohjes zyrtare midis dy vendeve, Kosova ka emëruar tashmë edhe një të Ngarkuar me Punë në Izrael, diplomaten kosovaro-hebreje Ines Demiri.
Pas ftesës së bërë nga ministri izraelit, Gabi Ashkenazi, në fund të muajit tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael, ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj.
Nga 4 shtator 2020, kur me investimin e Presidentit amerikan, Donald Trump dhe në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Izraeli ranë dakord për njohjen reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka pasur shumë zhvillime pozitive, ndërkohë që dy kryeministrat Benjamin Netanyahu dhe Avdullah Hoti realizuan bisedën e parë midis tyre, virtualisht me ndërmjetësimin e Trump.
Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës përshëndetën njohjen dhe rikonfirmuan vullnetin e tyre për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, kryeministri Netanyahu, shpërndau video-mesazhin miqësor të kryeparlamentares Vjosja Osmani, drejtuar popullit hebre dhe iu drejtua me një letër-mesazh popullit të Kosovës me rastin e Vitit të Ri Hebraik dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës iu drejtua me një letër homologut të saj, Yarin Levin.
Dje, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi gjatë mbedhjes së përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë se, njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.
“Ka ardhur një njohje e rëndësishme nga Izraeli, sepse hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës. Sa i përket ambasadës në Jeruzalem, ne jemi vend i ri”, tha Hoti.
Sinjale këto se njohja zyrtare është çështje ditësh.