Shkëncëtari hebre Harvey J. Alter ndan çmimin “Nobel në Mjekësi” për zbulimin e Hepatitit C
Çmimi “Nobel në Mjekësi” u është dhënë shkencëtarëve amerikanë Harvey J. Alter (me prindër hebrenj nga Nju Jorku), Charles M. Rice dhe Michael Houghton (i lindur në Britani) “për zbulimin e virusit të Hepatitit C”.
Çmimi “Nobel në Mjekësi” u është dhënë shkencëtarëve amerikanë Harvey J. Alter (me prindër hebrenj nga Nju Jorku), Charles M. Rice dhe Michael Houghton (i lindur në Britani) “për zbulimin e virusit të Hepatitit C”.
Asambleja “Nobel” tha në një njoftim për shtyp të hënën se tre shkencëtarët “bënë zbulime thelbësore që çuan në identifikimin e një virusi të ri”.
Akademia njoftoi se treshja kishte “dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë te njerëz të ndryshëm në të gjithë botën”.
“Kjo është vonuar shumë. Hepatiti C ka shkaktuar po aq vdekje, në mos më shumë, se pandemia aktuale e koronavirusit. Ishte një problem i madh dhe kjo (punë) ishte një hap i madh përpara ”, u shpreh profesori, Gilbert Thompson.
Studimet metodike të hepatitit të lidhur me transfuzionin, nga shkencëtari amerikan Alter demonstruan se një virus i panjohur ishte shkak i zakonshëm i hepatitit kronik.
Houghton, një shkencëtar britanik, përdori një strategji të paprovuar për të izoluar gjenomën e virusit të ri që u quajt, Hepatiti C.
Ndërkohë, Rajs, një tjetër amerikan, siguroi provat e fundit që tregojnë se virusi i hepatitit C vetëm mund të shkaktojë hepatit.