Izraeli prezanton armët në Panairin e Abu Dabit
IDEX është një ekspozitë bienale e shitjes së armëve dhe teknologjisë së mbrojtjes dhe më e madhja e këtij lloji në Lindjen e Mesme. Marrin pjese mbi 1.000 kompani nga 60 vende.
Marrëdhëniet e mbrojtjes midis Izraelit dhe Shteteve të Gjirit ishin për vite një sekret.
Tani, më pak se një muaj pasi Izraeli nënshkroi një marrëveshje për të vendosur marrëdhënie të plota diplomatike si me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, kompanitë e sektorit të mbrojtjes të Izraelit janë ftuar të marrin pjesë hapur në Panairin dhe Konferencën e Mbrojtjes Ndërkombëtare (IDEX) të ardhshëm që do të zhvillohet në Abu Dabi në shkurt 2021.
IDEX është një ekspozitë dyvjeçare e shitjes së armëve dhe teknologjisë së mbrojtjes dhe më e madhja e këtij lloji në Lindjen e Mesme.
Gjatë ditëve të fundit, organizatorët e IDEX nënshkruan një marrëveshje me organizatorët e Ekspozitës së Mbrojtjes së Izraelit (ISDEF) për të koordinuar pjesëmarrjen e Izraelit në konferencën në Abu Dhabi.
IDEX është një ngjarje pesë-ditore e mbajtur në Qendrën Kombëtare të Ekspozitës Abu Dhabi e cila para pandemisë Covid-19 do të tërhiqte 100,000 vizitorë nga e gjithë bota për të parë ekspozitat dhe shfaqjet nga mbi 1.000 kompani nga 60 vende. Ngjarja e ardhshme pritet të jetë më e vogël për shkak të koronavirusit, por ndryshe nga ngjarje të ngjashme, nuk është anuluar deri më sot.
“Pas marrëveshjes historike të paqes së nënshkruar së fundmi, unë besoj se do të ketë disa mundësi të mahnitshme midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kompanive izraelite në sektorin e biznesit dhe të sigurisë”, tha Stacy Dotan, Kryeshefi i marketingut dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Avnon Group, kompania mëmë e ISDEF.