Gjithçka përmes syzeve, nga Izraeli vjen sistemi që krijon imazhe 3D
Magic Leap One është pajisja novatore, i projektuar dhe zhvilluar nga startapi izraelit “Magic Leap”. Lightwear është e lidhur me Lightpack, një kompjuter të vogël në formë rrethore që mund të fiksohet në rripin e pantallonave.
Magic Leap One është pajisja novatore që vjen nga Izraeli dhe ju lejon të krijoni imazhe 3D. Shikuesi, me një sistem “mixed realit” (realitet të përzier), në praktikë lejon shkrirjen e informacionit digjital me informacionin tashmë të pranishëm në botën reale, do të jetë shumë i dobishëm në krijimin e filmave, lojërave, industrisë së telekomunikacionit dhe udhëtimit.
Magic Leap One, i projektuar dhe zhvilluar nga startapi izraelit “Magic Leap”, përbëhet nga tre pjesë, një palë syze (Lightwear), një kompjuter të vogël (Lightpack) dhe një kontrollues që ka një sipërfaqe prekëse për të lëvizur në botën virtuale.
Deri më sot, në pajisjen, e cila do të arrijë në treg gjatë vitit 2018, ka pak informacion, njihet vetëm dizajnin e saj dhe disa detaje mbi funksiononim, të tilla që punon në lidhje me një kompjuter të vogël në formë disku për t’u mbajtur ankoruar rrip ose çantë, ndërkohë që ndërveprimi me elementët virtuale të treguar në lente është nëpërmjet një kontrolluesi wireless.
Lightwear janë syza të lehta dhe të rehatshme që do të ofrohen në dy madhësi dhe gjithashtu mund të përdoren së bashku me syze. Për të krijuar botën virtuale dhe për të futur objekte digjitale në botën reale, teknologjitë e ndryshme përdoren për të hartuar mjedisin dhe për të gjetur vendndodhjen.
Teknologjia Digital Lightfield, e zhvilluar nga startapi izraelit, lejon të gjenerojë një dritë dixhitale në thellësi të ndryshme që shkrihet me dritën natyrore, në mënyrë që të ngacmojë trurin dhe të lejojë përdoruesin të shohë objekte virtuale. Gjashtë kamera, dy altoparlantë dhe katër mikrofona janë të integruara në syze.
Lightwear është e lidhur me Lightpack, një kompjuter të vogël në formë rrethore që mund të fiksohet në rripin e pantallonave. Brenda ka komponentë të ndryshëm, përfshirë mikroprocesorin (CPU), njësinë e përpunimit të grafikut (GPU) dhe baterinë, por nuk njihen specifikimet e plota.