Izraeli përshëndet Facebook për ndalimin e postimeve që mohojnë Holokaustin
Izraeli ka përshëndetur vendimin e Facebook-ut për të ndaluar në platformën e tij përmbajtjet që mohojnë Holokaustin.
Izraeli ka përshëndetur vendimin e Facebook-ut për të ndaluar në platformën e tij përmbajtjet që mohojnë Holokaustin.
“Ne e mirëpresim këtë hap jetësor nga Facebook kundër urrejtjes në internet. Mohimi i Holokaustit nuk është çeshtje debati historik, është forma më e dëmshme e antisemitizmit”, shkroi në Twitter, Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.
Kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha se nëse njerëzit kërkojnë holokaustin në Facebook, rrjeti social më i përhapur do t’i drejtojë te burimi autoritar që do u japë atyre informacion të saktë. Ai sqaroi se kompania e tij po zgjeron politikën e saj në lidhje me gjuhën e urrejtjes, e cila ka hequr më parë postime që vlerësonin krimet e urrejtjes ose vrasjet në masë, me qëllim ndalimin e çdo përmbajtjeje që mohon ose shtrembëron Holokaustin.