Memorandum Mirëkuptimi midis Parlamenteve Shqipëri-Izrael, ambasadori Canaj takon nënkryetarin Amer
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot me Nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit (Knesset), Hamed Amer, njëherësh dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Sipas Ambasadës shqiptare, takimi u fokusua në rëndësinë e aktivitetit “Forumit Balkan 20202 Kundër Antisemitizmit”, që do të organizohet në Tiranë më 28 tetor 2020.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“Palët ranë dakord të nënshkruajnë së shpejti Memorandum të Mirëkuptimit për të dy administratat parlamentare. Rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve në nivelin parlamentar dhe intensifikimi i vizitave të personaliteteve parlamentare, veçanërisht vizita e ardhshme e homologut shqiptar, ishin temat për diskutim midis Ambasadorit Canaj dhe deputetit Amer, i cili gjithashtu është një figurë kryesore e komunitetit Druzhe në Izrael“, thuhet në njoftimin e ambasadës në rrjetet sociale.