Kosova dhe Izraeli diskutojnë për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike
Të dyja palët diskutuan edhe aspektet teknike-logjistike për aranzhimin e vizitës së parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm.
Nën drejtimin ministres Meliza Haradinaj-Stublla, u zhvillua takimi i parë zyrtar konsultativ ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.
Sipas komunikatës ministrore, në këtë takim virtual u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gatishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Të dyja palët diskutuan edhe aspektet teknike-logjistike për aranzhimin e vizitës së parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm.
Postimi i plotë i Ministres Haradinaj
Diskutimet e para konsultative ndërmjet MPJ-ve të Kosovës dhe Izraelit ?????
Kisha nderin të hap takimin e parë zyrtar konsultativ ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, në të cilin u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gadishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Të dyja palët diskutuan edhe aspektet teknike-logjistike për aranzhimin e vizitës së parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm.