
Ambasadori Gendler takon rektorin Kasa: Izraeli me projekte për sportin në Shqipëri
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Z. Noah Gal Gendler realizoi sot në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës një takim me Rektorin Prof.Dr. Agron Kasa.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Z. Noah Gal Gendler realizoi sot në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës një takim me Rektorin Prof.Dr. Agron Kasa.
Kryefjala e këtij takimi ishin mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe sportit si pjesë e planit te detajuar që Ambasada e Israelit në Tiranë ka depozituar pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
I pranishëm në takim edhe Amos Dojaka, sekretari i Komunitetit Hebre në Shqipëri dhe drejtori i KaKal, një ish-volejbollist.