Forumi i Antisemitizmit në Tiranë, Robert Singer falënderon Ambasadën e Shqipërisë në Izrael
Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, në fjalën e tij nënvizoi se “Ky është një aktivitet i jashtëzakonshëm. Është hera e parë që një parlament ka udhëhequr një nismë të tillë, bashkë me një lëvizje globale, për të luftuar anti-Semitizmin. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, për kontributin e saj të madh në organizimin e suksesshëm të këtij eventi historik për Shqipërinë.
Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan sot Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online. Forumi u zhvillua pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.
Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, në fjalën e tij nënvizoi se “Ky është një aktivitet i jashtëzakonshëm. Është hera e parë që një parlament ka udhëhequr një nismë të tillë, bashkë me një lëvizje globale, për të luftuar anti-Semitizmin. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, për kontributin e saj të madh në organizimin e suksesshëm të këtij eventi historik për Shqipërinë.
Të ftuar dhe folës special në Forum ishin Sekretari i Shtetit e ShBA, Mike Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Në Forum morën pjesë dhe folën Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Aleksa Bečić, Kryetari i Parlamentit të të Shtetit të Izraelit, z. Yariv Levin, Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Aleancën e Qytetërimeve, z. Miguel Ángel Moratinos, Senatorja e Shteteve të Bashkuara për Nevadën, znj. Jacklyn Rosen, i Dërguari i Posaçm i Shteteve të Bashkuara për të Monitoruar dhe Luftuar Anti-Semitizmin, z. Elan S. Carr, Ministrja për Çështjet e Diasporës e Shtetit të Izraelit, znj. Omer Yankelevich, Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, Kryetari i Agjensisë Hebraike për Izraelin, z. Isaac Herzog, Kryetari i Bordit të Kongresit të Hebrenjve Euro-Aziatikë, z. Aaron Frenkel, si edhe aktivistë të luftës globale kundër antisemitizmit.